Kultivoi bimë narkotike në banesë, arrestohet 23-vjeçari në Kurbin

Aktualitet

Kultivoi bimë narkotike në banesë, arrestohet 23-vjeçari

Policia e Kurbinit ka arrestuar një 23-vjeçar, Nezir Ahmeti, i cili kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij, në fshatin Shpërdhet.

Gjatë kontrollit fizik në banesën e 23-vjeçarit, janë gjetur dhe asgjësuar 23 bimë narkotike.

Njoftimi 

Kurbin/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij, në fshatin Shpërdhet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve të zhvilluara në kuadër të planit operacional “Koordinata”, duke përdorur edhe dronë, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin N. A., 23 vjeç, banues në fshatin Shpërdhet, Kurbin, i cili dyshohet se ka kultivuar 23 bimë narkotike në oborrin e banesës së tij.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion