Vritet në Emiratet e Bashkuara Arabe mashtruesi i kriptovalutave dhe gruaja e tij

Bota

Vritet në Emiratet e Bashkuara Arabe mashtruesi i kriptovalutave dhe gruaja

Mashtruesi i kriptovalutave, Roman Novak që njihej si “miku i Durovit”, dhe gruaja e tij janë vrarë brutalisht në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas mediave të huaja, Novak dhe gruaja e tij Anna u raportuan të zhdukur nga të afërmit në fillim të tetorit, pasi nuk mundën të kontaktonin me ta për ditë të tëra.

Dyshja u rrëmbye nga të dyshuarit, të cilët dyshohet se kërkuan para për lirimin e tyre, por i vranë në Emiratet e Bashkuara Arabe, kur nuk arritën të merrnin shumën që dëshironin.

Autoritetet ruse kanë hapur çështje penale për vrasje, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar 7 persona.

Roman Novak, ka qenë vazhdimisht në vëmendjen e oficerëve të zbatimit të ligjit. Ai u akuzua për vjedhjen e më shumë se 500 milionë dollarëve, të cilat dyshohet se i mori nga disa investitorë për zhvillimin e biznesit. Novak e prezantoi veten asokohe si anëtar i bordit të drejtorëve të Telegram.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion