Vrasja e bosit të mafies greke, urdhëri dyshohet se u dha nga Dubai! Shifra e majme që u pagua për kokën e tij

Bota

Vrasja e bosit të mafies greke, urdhëri dyshohet se u dha nga Dubai!

Vrasja e grekut Giorgos Moschouris, i njohur ndryshe si “Thamnakia”, vijon të jetë objekti kryesor i hetimit të autoriteteve greke, me prova të reja që dalin në dritë.

Sipas mediave greke viktima dyshohet se ka qenë i përfshirë në trafikun e cigareve të mafies ruse që vepron në Greqi si dhe në ‘gjobëvënie’ të lokaleve të natës.

‘Kontrata e vdekjes’ së tij dyshohet se është lëshuar nga kundërshtarët e tij që ndodhen aktualisht në Dubai. Thuhet se për ‘kokën’ e tij janë vënë në dispozicion 1 milion euro.

Si porositës dyshohet një 50-vjeçar, i lindur në Gjeorgji, me pseudonimet “Entik” dhe “Zëri”.

Policia greke ka lokalizuar “Entikun”, i cili sipas informacioneve, banon në Dubai dhe ka gjasa të jetë në arrest shtëpie.

Pavarësisht përpjekjeve të policisë greke për ekstradimin e tij, kërkesa për ekstradim nuk është plotësuar deri më tani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion