Vranë djalin se ishte beqar, të moshuarit me dëshmi tronditëse: Kemi hequr qafe dhe vajzën e dhëndrin

Bota

Vranë djalin se ishte beqar, të moshuarit me  dëshmi

Tronditëse është dëshmia e një çifti të moshuarish në Iran. Ata kanë deklaruar se kanë vrarë djalin e tyre, vetëm për faktin se ishte beqar.

Sipas dëshmisë së treguar nga vetë ata, në të njëjtën mënyrë kanë vrarë vajzën bashkë me dhëndrin. Akbar dhe Iran Khorramdin, 81 dhe 74-vjeç, janë arrestuar tri javë më parë në Teheran, pasi akuzohen si autorët kryesorë për vrasjen e djalit, trupi i të cilit, u gjet i coptuar në një kosh plehrash, pranë banesës së tyre.

“Nuk jam penduar fare për vrasjet. Ata që vrava ishin imoralë (I referohet vajzës dhe dhëndrit)”, tha babai në sallën e gjyqit.

“Vrasjet i kemi planifikuar bashkë. Burri im hodhi idenë, ndërsa unë pranova. Nuk jam fare e trishtuar sepse kam vuajtur shumë nga ata”, shtoi nëna.

Sipas mediave iraniane, të moshuarit e vranë dhëndrin 10 vite më parë pasi ishte i dhunshëm, ndërsa vajzën e vranë 3 vite më parë, pasi kishte nisur drogën dhe sillte të dashurit në shtëpi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion