Ndahet nga jeta në moshën 28-vjeçare këngëtari i njohur italian

Bota

Ndahet nga jeta në moshën 28-vjeçare këngëtari i

Është ndarë nga jeta Michele Merlo, i njohur me emrin e artit si Mike Bird, ish-konkurrent i Amici dhe X Factor në Itali. Ai ndodhej i shtruar në repartin e kujdesit intensiv të Spitalit Maggiore në Bolonja, ku nuk ia doli të mbijetonte.

Mbrëmjen midis të enjtes dhe të premtes, ai u godit nga një hemorragji cerebrale e shkaktuar nga një leuçemi e rëndë dhe iu nënshtrua një operacioni delikat.

Ndahet nga jeta në moshën 28-vjeçare këngëtari i
Para shtrimit në urgjencë këngëtari u dërgua në shtëpi nga spitali, ku sipas familjarëve, simptomat që ai po paraqiste për disa ditë ishin interpretuar si një formë e parëndësishme virale.

Ndërkohë babai i 28-vjeçarit, Domenico u shpreh: “Ai shkoi në dhomën e urgjencës në Vergato në autonomi të plotë. Po ankohej për simptomat që një mjek i aftë duhet t’i kishte vënë re. Kishte një migrenë të rëndë për ditë me radhë, dhimbje qafe dhe pllaka në fyt, një shenjë tipike e leuçemisë. Nëse do ta kishin vizituar, do ta kishin parë që ai kishte hematoma. Ne nuk kemi një raport mjekësor. Ai luante sport, nuk pinte alkool, kurrë nuk përdorte drogë, i pëlqente jeta e mirë, të hante mirë, gjërat e mira“.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion