VIDEO/ Urinoi brenda Bazilikës së Shën Pjetrit para vizitorëve dhe besimtarëve, arrestohet i riu në Vatikan

Një akt i paprecedent dhe i pahijshëm ka tronditur vizitorët në Bazilikën e Shën Pjetrit të premten në mëngjes, pasi një person urinoi në sy të pranishmëve në bazilikën e Shën Pjetrit.
Sipas gazetës italiane Corriere della Sera, incidenti ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit, ndërkohë personi në fjalë ka rënë në prangat e policisë.
Personi në fjalë u ngjit mbi kangjellat mbrojtëse dhe duke sfiduar shenjtërinë e vendit, uli pantallonat dhe filloi të urinonte para një turme të madhe.
???????? LA BASILICA DI SAN PIETRO È STATA PROFANATA IERI IN #VATICANO.
— ???????????????????? ????????ℕ???????? (@SiateSanti) October 11, 2025
Un uomo è riuscito a salire fin sull’altare della Confessione e ha urinato sotto lo sguardo attonito di centinaia di fedeli e turisti.
Si chiedono preghiere in riparazione.https://t.co/QbSY3Hvgh1
Video:… pic.twitter.com/GmYNGFB1Oe
Pamjet e ngjarjes, të cilat u filmuan nga një vizitor dhe u publikuan më vonë nga gazetat italiane, tregojnë momentet e çuditshme të aktit, ku i riu i papërmbajtur realizon aktin në një prej vendeve më të shenjta të katolikëve.
“Ky ishte një incident i pabesueshëm,” tha një dëshmitar për gazetarët e Il Tempo. “Ky është një vend i shenjtë dhe nuk e besoja se diçka e tillë mund të ndodhte këtu.”
“Një akt i tillë i papranueshëm shkel gjithçka që është e shenjtë,” theksoi një përfaqësues i Vatikanit, duke shtuar se incidenti do të hetohet më tej për të kuptuar motivet që qëndronin pas tij.
Pas ngjarjes, policia e Vatikanit ndërhyri shpejt dhe siguroi vendin, ndërkohë që rojet e Bazilikës kontrolluan që të gjitha vizitorët të ishin të sigurt. Ende nuk janë dhënë detaje rreth mundësisë që ky incident të kishte ndodhur për arsye të caktuara ideologjike ose si një veprim i momentit.
Për momentin, asnjë informacion i ri nuk është zbuluar rreth identitetit të autorit të këtij akti të turpshëm, dhe hetimet janë ende në vazhdim. Po ashtu, asnjë informacion i mëtejshëm lidhur me pasojat juridike të këtij veprimi nuk është dhënë nga autoritetet lokale.


