Kosovë, KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 17:00: Ja sa qytetarë kanë votuar

Kosovë&Rajon

Kosovë, KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes deri në orën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur se deri në orën 17:00, pjesëmarrja në zgjedhjet lokale ka arritur në 32.30% të votuesve me të drejtë vote.

Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen zyrtare të KQZ-së, komuna me daljen më të lartë deri në këtë orë është Mamusha, ku kanë votuar 64.61% e qytetarëve të regjistruar.

Ndërkohë, pjesëmarrja më e ulët është shënuar në Skenderaj, me vetëm 23.61% të votuesve që kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor deri në këtë moment.

Procesi i votimit vijon pa ndërprerje në të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa kutitë e votimit pritet të mbyllen në orët e mbrëmjes, sipas orarit të parashikuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion