Video/ Si nëpër filma, ja si sulmohet me breshëri plumbash makina që transportonte paratë e bankës

Bota

Video/ Si nëpër filma, ja si sulmohet me breshëri plumbash makina

Pamje jashtëzakonisht të frikshme janë kapur nga kamera e vendosur në kamioçinën që transportonte paratë e një banke në Afrikën e Jugut.

Duke ecur makina që mbante paratë është qëlluar me breshëri plumbash, por fatmirësisht nuk pati asnjë viktimë në radhët e punonjësve të sigurisë, pasi makina dhe xhamat ishin të blinduar.

Video e ndjekjes me shpejtësi të lartë është bërë virale në internet, me shumë njerëz që vlerësojnë veprimet heroike të shoferit dhe duke e krahasuar atë me një Jason Bourne të jetës reale. Incidenti nxjerr në pah kushtet e përditshme dhe tepër të vështira me të cilat përballen oficerët e sigurisë në kombin e mbytur nga krimi.

Klipi prej dy minutë e gjysmë, i regjistruar në 22 Prill nga brenda kabinës së kamionit, tregon dy burrat, të dy të veshur me jelekë antiplumb, duke u qëlluar me armë nga banditët. drejtuesi i mjetit menjëherë fillon të ndërmarrë veprime deçizive, duke manovruar nëpër trafik për të shpëtuar.

Ai i thotë partnerit të tij të kap një armën dhe të bëhet gati. “Merre armën”, i thotë. Shoferi më pas i jep një telefon partnerit të tij. “Telefoni Robbie, telefononi Josh, pyetini ku janë,” thotë ai.

Kamioni përfundimisht lëkundet dhe ndalet. Video mbaron ndërsa shoferi kap pushkën nga partneri i tij dhe del nga automjeti për t’u përballur me sulmuesit. Fotografitë e postuara në rrjetet sociale treguan pasojat e incidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion