VIDEO, pas Macron, edhe Erdogan bllokohet nga policia amerikane në rrugët e New York-ut

Bota

VIDEO, pas Macron, edhe Erdogan bllokohet nga policia amerikane në

Jo vetëm Emmanuel Macron, por autokolona e Donald Trump-it la në pritje më këmbë edhe liderë të tjerë pjesëmarrës në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Radhën, për të pritur më këmbë trotuareve të Nju Jorkut, e pati Rexhep Taip Erdogan.


Ndryshe nga homologu francez, presidenti turk nuk dukej aspak në humor, ndërsa truprojet e tij të shumtë debatuan me policët njujorkezë të angazhuar për garantimin e sigurisë së delegacioneve të huaja.

Kalimtarët e rastit panë se duke pritur më këmbë gjatë kalimit të autokolonës së Trump-it, ishte edhe presidenti i Koresë së Jugut, Li Xhe Mjung, i cili po ashtu qëndronte serioz mes truprojeve të tij.

Shërbimit sekret të Shteteve të Bashkuara, përgjegjës për sigurinë e presidentit amerikan, ia përcakton protokolli që në çdo rast t’i japë prioritet shefit të Shtëpisë së Bardhë, edhe në rastet kur janë në zbatim rregullat për garantimin e sigurisë për liderët dhe delegacionet e huaja.

Për më tepër, në këtë rast fjala është për një president si Donald Trump-i, që edhe si slogan ka “Amerika e para”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion