VIDEO/ Forcat izraelite sulmojnë ndërtesën në Gaza, plagosen disa civilë

Bota

VIDEO/ Forcat izraelite sulmojnë ndërtesën në Gaza, plagosen

Forcat Mbrojtëse të Izraelit  sulmuan një ndërtesë të lartë civile në Qytetin e Gazës, të cilën Hamasi e kishte shndërruar në një strukturë terroriste të përdorur për të kryer sulme kundër trupave izraelite në zonë. IDF e raportoi këtë në një deklaratë në Telegram, duke deklaruar se Hamasi krijoi një tunel nëntokësor brenda ndërtesës, të cilin terroristët e përdorën si bazë për prita kundër trupave izraelite dhe si një rrugë arratisjej.

“Para sulmit  u morën masa paraprake për të zbutur dëmin ndaj civilëve, duke përfshirë paralajmërime të hershme për popullsinë, përdorimin e municioneve precize, mbikëqyrjen ajrore dhe mbledhjen shtesë të inteligjencës”, përfundon deklarata.

Ndërtesa 12-katëshe  e quajtur “Kulla e Mushtaha” që Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) goditën është një nga më të lartat në Qytetin e Gazës.

Sipas Al Jazeera-s, sulmi shkaktoi dëme të shumta, ndërsa disa civilë  të plagosur u dërguan në spitalin al-Shifa për trajtim mjekësor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion