Vdekja e 44 personave në Izrael, dëshmitarët: Kishte britma, njerëz që përplaseshin me njëri- tjetrin

Bota

Vdekja e 44 personave në Izrael, dëshmitarët: Kishte britma,

Janë zbardhur dëshmitë e para nga dëshmitarët që panë tragjedinë që ndodhi në Izrael, ku humbën jetën 44 persona dhe mbetën të plagosur 100 persona. CEO i United Hatzalah, Eli Pollack, u shpreh për mediat e huaja se tragjedia ndodhi kur turma të mëdha njerëzish vërshuan në një kompleks të mbyllur, e aty, pas rrëshqitjes, u përplasën njëri me tjetri. Hatzalah teksoi se gëzimi i madh nga festa, u prish nga katastrofa.

“Për fat të keq ne gjetëm fëmijë të vegjël duke shkuar atje. Ne arritëm të shpëtonim, por disa fëmijë jo. Jam i tronditur nga e gjithë ngjarja”, u shpreh Hatzalah.

Ndërkohë që dëshmitarët të cilët morën pjesë në festimet e Lag Ba’omer në malin Meron të enjten mbrëma, pohuan se janë tronditur dhe tmerruar pasi dhjetëra njerëz u vranë dhe mbi njëqind u plagosën në një rrëmujë të shkaktuar para varrit të rabinit, Shimon Bar Yochai.

 “Kishte gjithnjë e më shumë njerëz, derisa policia vendosi të hiqte gardhet anash dhe të provonte shpëtimin e njerëzve. U desh kohë. Mbaj mend që u shtriva mbi dikë. Ai nuk merrte frymë”, tha një nga të plagosurit. Një tjetër tha: “Kishte britma, rrëmujë. Secili duke u përpjekur të dilte nga tjetri, por ata nuk arritën të nxirrnin askënd jashtë sepse ishte një enigmë. Unë pashë njerëz, fëmijë, nën mua.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion