Kuvendi zhvillon seancë maratonë për miratimin e buxhetit dhe paketës fiskale për 2022

Politikë

Kuvendi zhvillon seancë maratonë për miratimin e buxhetit dhe

Kuvendi do të zhvillojë sot seancën maratonë për shqyrtimin dhe miratimin e buxhetit të vitit 2022 dhe të paketës fiskale.

Pas miratimit në parim dhe ndryshimeve që kanë pësuar këto dy dokumente të rëndësishme në komisionet parlamentare, buxheti prej 4. 3 miliardë eurosh pritet të miratohet sot nen për nen.

Opozita e konsideron buxhetin e vitit 2022 se favorizon oligarkët dhe varfëron shqiptarët, kurse mazhoranca si buxhetin që garanton rritjen ekonomike dhe rritjen e pagave.

Dokumenti 

ME TE LEXUARAT