Ushtria izraelite vret 12-vjeçarin palestinez

Bota

Ushtria izraelite vret 12-vjeçarin palestinez
Një 12-vjeçar nga Palestiez është vrarë nga ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor, kanë njoftuar autoritetet palestineze.

Mohammed Allamy është viktima dhe po udhëtonte në një makinë me babanë e tij. Incidenti ka ndodhur në afëri të qytetit të Beit Ummar, ndërmjet rrugës së Betlehemit dhe të Hebronit, raporton CNN.

Djaloshi është qëlluar në gjoks dhe përnjëherë është dërguar në spital në Hebron, ku edhe nuk mundi dot t’ju shpëtojë plagëve. Ushtria izraelite ka deklaruar se është vënë në dijeni të ngjarjes e se po heton ndodhinë.

Sipas një komunikate të ushtrisë izaelite, ushtarët ishin përpjekur që ta ndalin automjetin, por se babai dhe djali nuk kishin dëgjuar urdhërin e më pas ngjarja ka percepituar deri te vrasja e 12-vjeçarit.

 

ME TE LEXUARAT