Ushtari vret 4 persona, mes tyre ish-gruan dhe fëmijët

Bota

Ushtari vret 4 persona, mes tyre ish-gruan dhe fëmijët

Një pjesëtar i forcave të armatosura gjermane vrau disa njerëz në Schessel, në rrethin e Rothenburg, tha policia.

Sipas revistës gjermane “Bild”, katër persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe një fëmijë.
Ushtari i Bundeswehr-it u dorëzua në polici dhe u arrestua. Nuk dihet ende motivi i tij, ndërsa policia dyshon se bëhet fjalë për dhunë në familje.

U vranë ish-gruaja, fëmija, partneri aktual dhe nëna e ushtarit.

Situata në Schessel të Saksonisë së Ulët ka qenë e tensionuar deri në mëngjes. Pjesëtarët e policisë rrethuan godinën ku ndodhën vrasjet dhe të armatosur me helmeta mbrojtëse dhe pushkë sulmi hynë në ndërtesë. Ndër të tjera, në stacionin e trenit në Rothenburg u vendosën forca speciale me armë automatike.

Operacioni i policisë vijon ende në kazermën “Von Diering”, ku ndodhet batalioni i këmbësorisë.

Policia kontrollon edhe automjetin e autorit për të kontrolluar nëse aty janë fshehur armë dhe municione.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion