U shpall fajtor si spiuni i Rusisë, 6 vite burg për politikanin lituanez

Bota

U shpall fajtor si spiuni i Rusisë, 6 vite burg për politikanin

Politikani lituanez, Algirdas Paleckis është dënuar me 6 vite burg, pasi u shpall fajtor si spiun për Rusinë. Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Paleckis dhe një numër i paspecifikuar i shtetasve të tjerë lituanezë kanë mbledhur informacione për inteligjencën ruse, në periudhën kohore midis shkurtit 2017 dhe tetorit 2018.

Personat në fjalë ranë në pranga në 2018. Që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe nisi mbështetjen për separatistët në lindje të Ukrainës, duke rritur shqetësimet në disa ish-republika të tjera sovjetike, gjykatat lituaneze dënuan disa persona për spiunim për Rusinë ose aleaten e saj të ngushtë, Bjellorusinë.

ME TE LEXUARAT