U ndoq dhe u rrethua nga arinjtë, shpëton mrekullisht 55-vjeçarja në Alaskë

Bota

U ndoq dhe u rrethua nga arinjtë, shpëton mrekullisht

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Alaskë, por që fatmirësisht përfundoi pa pasoja në njerëz. Një grua 55-vjeçe u shpall e zhdukur, ndërsa bashkëshorti i saj tha se në telefonatën e fundit, ajo i kishte treguar se u ndoq nga një numër i madh arinjsh.

Fina Kiefer, 55 vjeçe, pasi telefonoi bashkëshortin e saj për ndihmë humbi kontaktet. Autoritetet dhe ekipe vullnetare dolën menjëherë në kërkim të 55-vjeçares duke kërkuar zonën nga toka dhe ajri të martën dhe të mërkurën. Pak pasi kërkimi u ndalua të mërkurën për shkak të motit të keq, një nga vullnetarët vuri re 55-vjeçaren dhe arriti ta shpëtonte atë. Fina Kiefer u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka pësuar lëndime serioze.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion