U akuzua për nepotizëm, dënohet ish-kryeministri i Austrisë

Bota

U akuzua për nepotizëm, dënohet ish-kryeministri i Austrisë

Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz u dënua me tetë muaj burg me kusht, pasi u shpall fajtor në shkallë të parë për deklarata të rreme në një komision parlamentar që hetonte akuzat për korrupsion kundër qeverisë së tij.

Vendimi erdhi pas një gjyqi katër-mujor dhe ishte hera e parë në të paktën 30 vjet që një ish-kancelar austriak gjykohej.

Vendimi i sotëm ka të bëjë me dëshminë e Sebastian Kurz para një komisioni hetimor parlamentar, i cili po hetonte mundësinë e nepotizmit në përzgjedhjen e kreut të ish-kompanisë shtetërore Holding ÖBAG.

Normalisht, zgjedhja ishte përgjegjësi e ministrit të financave, por sipas akuzave, vendimet përkatëse i kishte marrë vetë ish-kancelari.

Gjatë gjyqit, u shfaq një shkëmbim mesazhesh midis Sebastian Kurz dhe ish-bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Thomas Schmidt, i cili u emërua në krye të ÖBAG.

Kurtz këmbënguli deri në fund se nuk kishte asnjë përfshirje në përzgjedhjen e personit.

Megjithatë, edhe Sebastian Kurz përballet me akuza të ndryshme, për përdorimin e fondeve shtetërore për të “deformuar sondazhet në një mënyrë që i shërben interesit të partisë së tij”, në periudhën 2016-2018. Zbulimet përkatëse shkaktuan edhe largimin e tij, në vitin 2021, nga qeveria dhe politika. Që atëherë, ai ka punuar si sipërmarrës dhe lobist, për kompani në Evropë dhe SHBA.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion