Trump urdhëron rihapjen e burgut famëkeq të Alcatrazit! Misteri që e ka mbuluar për 60 vite!

Bota

Trump urdhëron rihapjen e burgut famëkeq të Alcatrazit! Misteri

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka udhëzuar autoritetet të rihapin burgun famëkeq të Alkatrazit, i cili ka qenë një atraksion turistik dhe muze për më shumë se 60 vjet.

“Sot, po i drejtoj Byrosë së Burgjeve, së bashku me Departamentin e Drejtësisë, FBI-në dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare, kërkesën që të rihapin një Alcatraz të zgjeruar dhe të rindërtuar në mënyrë të konsiderueshme për të strehuar kriminelët më të pamëshirshëm dhe të dhunshëm të Amerikës”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

“Rihapja e Alcatrazit do të jetë një simbol i ligjit, rendit dhe drejtësisë”, shtoi ai.

"Në të kaluarën, Shtetet e Bashkuara nuk kanë hezituar t’i mbajnë kriminelët më të rrezikshëm larg kujtdo që mund t’i dëmtonin. Kështu duhet të jetë. Ne nuk do t’i tolerojmë më këta kriminelë serialë që përhapin ndyrësi, gjakderdhje dhe kaos në rrugët tona”, tha Trump.

I njohur si “Shkëmbi”, Alkatrazi ishte një burg i sigurisë maksimale i vendosur në një ishull të rrahur nga era në Gjirin e San Franciskos.

Për 29 vjet, ishulli ishte një vend për ‘’më të këqijtë e të këqijve”, shkaktarë problemesh. Të burgosurit e fundit që mbaheshin atje u liruan në vitin 1963. Burgu konsiderohej i sigurt për t’u arratisur dhe për këtë arsye i përshtatshëm për kriminelë të tillë si Al Capone, George “Mitralioz” Kelly Barnes, Alvin “Creepy Karpis” ​​Karpavicz dhe Robert Stroud.

Një total prej 1 576 personash u burgosën atje gjatë mandatit të shërbimit të tij, i cili filloi në vitin 1934. Ishulli Alcatraz tani është një muze dhe një Monument Historik Kombëtar, si dhe një zonë e mbrojtur për shumimin e zogjve.

Rreth 1,2 milionë njerëz vizitojnë ishullin çdo vit.

ME TE LEXUARAT