Trump urdhër Marinës Amerikane: Të shkatërrohet çdo varkë që vendos mina në Ngushticën e Hormuzit!

Bota

Presidenti amerikan ka deklaruar se ka urdhëruar Marinën e SHBA-së të ndërmarrë veprime ndaj çdo anijeje që vendos mina në Ngushticën e Hormuzit, një nga pikat më strategjike të transportit të naftës në botë.

Në një postim në rrjetin e tij “Truth Social”, Trump tha se forcat amerikane të specializuara për pastrimin e minave po operojnë aktualisht në zonë. Ai nuk dha detaje të mëtejshme për operacionin.

Deklarata vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, mes aludimeve se Irani mund të ketë minuar rrugën ujore, megjithëse këto pretendime nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Ngushtica e Hormuzit është një nga arteriet kryesore të tregtisë globale të energjisë, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë. Çdo bllokim i saj do të kishte pasoja të mëdha për ekonominë globale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion