Trump shfaqet në çatinë e Shtëpisë së Bardhë: “Po vendos një armë bërthamore”

Një vizitë e papritur e ish-presidentit amerikan Donald Trump në tarracën e një prej godinave të Shtëpisë së Bardhë ka ngjallur kureshtje mes gazetarëve dhe stafit. Trump iu përgjigj me humor pyetjeve, duke thënë se po vendoste një armë bërthamore.
Ai ishte i shoqëruar nga disa anëtarë të stafit dhe truprojat, ndërsa burime të ndryshme raportojnë për plane të mundshme ndryshimesh strukturore në kompleksin presidencial.
Sipas mediave, në planet e Shtëpisë së Bardhë është ndërtimi i një salle të re vallëzimi me vlerë 200 milionë dollarë, me një sipërfaqe prej 8,400 metrash katrorë. Kjo sallë do të akomodojë deri në 650 persona, tre herë më shumë sesa Salla Lindore, që deri tani është hapësira më e madhe për ngjarje zyrtare.
Kjo shpjegon pse vitet e fundit ngjarjet madhore, si darkat shtetërore me krerë shtetesh, janë organizuar në tenda të posaçme në kopshtin jugor të Shtëpisë së Bardhë.


