Trump: SHBA-të do t'i kundërpërgjigjen Shtetit Islamik nëse sulmohet përsëri

Bota

Trump: SHBA-të do t'i kundërpërgjigjen Shtetit Islamik

Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjen me zjarr ndaj Shtetit Islamik nëse forcat e tij sulmohen përsëri, tha Presidenti Donald Trump pasi tre ushtarë amerikanë u vranë nga një person i armatosur në Siri.

Trump u tha gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë se disa ushtarë amerikanë u vunë në pritë gjatë incidentit.

Dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes u vranë sot në një sulm të Shtetit Islamik në Palmyra të Sirisë, ndërsa mbështesnin operacionet kundër terrorizmit, njoftoi Pentagoni.

Tre persona të tjerë u plagosën, tha zëdhënësi i Pentagonit Sean Parnell.

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth tha se sulmuesi u vra nga forcat e koalicionit.

Më parë, agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA dhe një zyrtar amerikan raportuan se ushtarë amerikanë dhe sirianë u plagosën sot kur një sulmues i panjohur hapi zjarr ndaj një patrulle të përbashkët të forcave amerikane dhe siriane në Palmyra.

Duke cituar një burim sigurie, SANA tha se dy ushtarë sirianë u plagosën dhe se autori i sulmit të armatosur u vra.

 

ME TE LEXUARAT