Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja
Lajmifundit
/
13 Dhjetor 2025, 22:04
Aktualitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Prushit, ku automjeti me drejtues shtetasin F. Gj., rreth 23 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi B. T., rreth 40 vjeç.
Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i motomjetit, shtetasi B. T., ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjerja në motomjet, shtetasja A. Gj., rreth 22 vjeçe, ka marrë dëmtime dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi F. Gj., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.


