Trump “nuk i ndahet” Iranit, presidenti i SHBA: Është koha për ndryshim të regjimit

Bota

Trump “nuk i ndahet” Iranit, presidenti i SHBA: Është koha

Donald Trump nuk e ka spostuar vëmendjen nga Irani: Presidenti i Shteteve të Bashkuara kujtoi edhe një herë se e ka në fokus Republikën Islamike, edhe pse, pavarësisht shtimit të pranisë ushtarake në rajon, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim kundër saj.

Deklarata më e fundit e Trumpit tregoi qartë se ai kërkon ndryshimin e status quo-së. “Një ndryshim regjimi në Iran do të ishte gjëja më e mirë që mund të ndodhte”, u shpreh Trump.

“U bënë 47 vjet që ata vetëm flasin, e ndërkohë që kjo ndodh, kemi humbur shumë jetë njerëzish”, tha Trump.

Pyetjes se çfarë mund të bëjë Irani që të shmangë një sulm të SHBA-së, ai iu përgjigj duke thënë se “Teherani duhet të ofrojë marrëveshjen që kishim pritur që herën e parë. Por deri tani, shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë kemi parë vetëm fjalë, dhe jo veprime. Duke komentuar aktivitetin bërthamor të Iranit, Trumpi e bëri të qartë se  SHBA-ja “nuk dëshiron që të ketë pasurim uranium” , teksa e ka lënë vazhdimisht të kuptohet se reduktimi i mëtejshëm i programit atomik të regjimit të ajatollahëve, është objektiv kryesor i tij.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion