Francë, 46-vjeçari vdes gjatë transmetimit live për 300 orë pa ndërprerje ku dhunohej dhe poshtërohej

Bota

Francë, 46-vjeçari vdes gjatë transmetimit live për 300

Autoritetet franceze kanë nisur një hetim pas vdekjes së Raphael Graven, 46 vjeç, i njohur online si Jean Pormanove, gjatë një transmetimi live në platformën Kick, ku shpesh shfaqej i dhunuar dhe i poshtëruar përballë audiencës.

Ngjarja ndodhi në fshatin Contes, pranë Nicës. Prokuroria ka urdhëruar autopsinë dhe ka hapur një procedim penal. Viktima ishte bërë i njohur në Kick për videot ku bashkë-transmetuesit e dhunonin ose e poshtëronin gjatë live-ve.

Ministrja franceze për Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjinë Digjitale, Clara Chappaz, e përshkroi ngjarjen si “absolutisht të tmerrshme” dhe theksoi përgjegjësinë ligjore të platformave për përmbajtjet e paligjshme. Kick France ka njoftuar se po bashkëpunon me autoritetet dhe ka pezulluar të gjithë bashkë-transmetuesit përkohësisht, ndërsa po rishikon përmbajtjen.

Francë, 46-vjeçari vdes gjatë transmetimit live për 300

Dyshohet se përdoruesit kanë paguar për të parë dhunën. Nga kjo shfaqje informohet se u mblodhën mbi 36000 euro dhe që në fund kushtuan një jetë.

Avokati i njërit prej bashkë-transmetuesve, Yassin Sadouni, pretendon se dhuna ishte e inskenuar dhe viktima vuante nga probleme kardiovaskulare. Megjithatë, mediat franceze kanë publikuar fragmente ku Pormanove shihet i dhunuar, fyer, mbytur, lyhet me bojë dhe vaj, dhe qëllohet me armë paintball. Ende nuk është e qartë nëse ai kishte dhënë pëlqimin për këtë ose u detyrua të përjetonte dhunën.

Hetimi vazhdon dhe çështja është referuar edhe rregullatorit francez për komunikimet audiovizive, Arcom, dhe portalit Pharos.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion