Erdogan dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike, fokus negociatat për paqen në Ukrainë

Bota

Erdogan dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike, fokus negociatat

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan dhe Presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike ku diskutuan zhvillimet e fundit lidhur me luftën në Ukrainë.

Sipas deklaratës zyrtare të presidencës turke, Erdogan theksoi se Turqia ndjek me kujdes procesin e paqes dhe ka bërë përpjekje të sinqerta që nga fillimi i konfliktit për të arritur një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme. Ai mbështeti gjithashtu përfshirjen e të gjitha palëve në negociata për vendosjen e paqes.

Nga ana e tij, Putin falënderoi Erdoganin për mikpritjen e takimeve ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll, duke vlerësuar rolin e Turqisë në lehtësimin e dialogut diplomatik.

Ky zhvillim nënvizon angazhimin aktiv të Turqisë në përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion