Tre nëna të fëmijëve lypës burgosen nga gjykata në Dubai

Bota

Tre nëna të fëmijëve lypës burgosen nga gjykata në

Gjykata kriminale e Dubai ka dënuar dje tre gra arabe me gjashtë muaj burg që do të pasohet nga deportimi, si dhe i ka gjobitur me 5,000 dirham ($1500) për shfrytëzim të fëmijëve për lypje në rrugë. Autoritetet nuk treguan vendin e origjines se grave.

Fëmija i një prej grave u urdhërua të dërgohet në një qendër kujdesi, pasi gruaja e kishte “shfrytëzuar për të kërkuar ndihmë financiare nga kalimtarët në rrugë” sipas gjykatës.

Të dyshuarat dhe fëmijët e tyre lypnin para në qendrën tregtare Naif në Dubai dhe ndalimi i tyre erdhi pas raportimeve të rojeve të sigurisë së ambjenteve.

Në aksionin e tyre policia kishte ndjekur fëmijën lypës dhe më pas kishin arrestuar gruan arabe që rezultoi të ishte nëna e tij.

Gruaja kishte ardhur në Emiratet e Bashkuara bashkë me dy gra të tjera dhe fëmijët e tyre, për t’i shfrytëzuar ata për lypje.

Gjatë marrjes në pyetje gratë pranuan krimin dhe dy prej tyre u dënuan me deportim të menjëhershëm në vendin e origjinës, ndërsa gruaja e tretë u dënua gjithashtu me burg.

Koloneli i policisë Ali Salem, shpjegoi se ka një plan të integruar për reduktimin e fenomenit dhe ritjes së patrullimit në vendet e frekuentuara nga lypësit.

“Lypja kërcënon sigurinë e mirëqenien e shoqërisë sonë, prandaj ne e marrim atë seriozisht pasi prish reputacionin e emirateve dhe rrit krimin e vjedhjet e vogla”, shtoi ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion