Tragjike! Mbytet anija me emigrantë pranë Libisë, konfirmohen 12 të vdekur

Bota

Tragjike! Mbytet anija me emigrantë pranë Libisë, konfirmohen 12

12 emigrantë kanë humbur jetën pasi anija me të cilën udhëtonin u përmbyt në Tobruk në Libinë Lindore.

Sipas informacioneve të deri më tanishme, kanë emigrantët janë me origjinë nga Egjipti, ndërsa mësohet se një burrë u shpëtua i gjallë. Të 13 burrat ishin nisur për në Itali të dielën.

Kohët e fundit ka pasur një rritje të numrit të egjiptianëve që tentojnë kalimin e rrezikshëm të Mesdheut me synimin për të arritur në Evropë, pasi janë përballur me papunësi dhe inflacion të lartë në vendin e tyre.

Libia është bërë një qendër tranziti për migrantët që përpiqen t’i shpëtojnë konfliktit dhe varfërisë në Afrikë dhe Lindjen e Mesme që nga përmbysja e Muamar Gaddafit në kryengritjen e vitit 2011. nga 44 vende.

ME TE LEXUARAT