Protesta e opozitës, “blindohen” rreth-rrotullimet kryesore në vend, zbarkojnë zjarrfikëset e forcat policore

Pas pak minutash pritet të fillojë mosbindja e radhës civile e opozitës.
Forca të shumta policore dhe zjarrfikëse janë bërë gati për çdo skenar të mundshëm që pritet të ndodhë në rrugët e kryeqytetit.
Në zonën e ish-doganës, andej nga pritet të kalojnë dhe protestuesit që do të vijnë nga qytetet e tjera, janë bërë gati një numër i konsiderueshëm makinash policie dhe zjarrfikësesh, në mënyrë që të mos bllokohen akset kryesore të kalimit të automjeteve.
në segmenti “Sheshi Shqiponja”, do të vendosen deputetët nga dega e PD Tiranë dhe PD Dibër: Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Petrit Doda, Asllan Dogjani, Helidon Bushati, Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi.
Në rrethrrotullimin e Milotit do të jenë deputetët demokratë nga degët e qarkut Kukës, Shkodër dhe Lezhë: Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Likaj, Greta Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti dhe Kastriot Piroli.
Në Durrë, në rrethrrotullimin e Shkozetit do të jenë deputetët e qarkut Durrës, Edi Paloka dhe Ferdinand Xhaferraj.
Në rrethrrotullimin e Bradasheshit, do të drejtojnë protestën deputetët nga degët e qarkut Elbasan dhe Korçë, Lefter Gështenja, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Sorina Koti dhe Tomorr Alizoti.
Në rrethrrotullimin Rrogozhinës do të jenë tre deputetët e degëve të Partisë Demokratike në Kavajë, Rrogozhinë, Lushnjë dhe Divjakë: Bledion Nallbati, Dashnor Sula dhe Ilda Dhori.
Ndërsa në rrethrrotullimin e Levanit, tubimi do të kryesohet nga deputetët e qarqeve Fier, Vlorë, Berat dhe Gjirokastër: Luan Baçi, Bujar Leskaj, Tritan Shehu dhe Kasem Mahmutaj.
Deputetët Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, dhe Saimir Korreshi, i bashkohen tubimit në Segmenti “Sheshi Shqiponja”, menjëherë në orën 18:00 me përfundimin e takimit të MSA, ku do marrin pjesë sipas porosisë së Kryetarit të Partisë, thuhet në njoftim.


