Tragjedi ajrore, rrëzohet helikopteri në Meksikë, 3 të vdekur

Bota

Tragjedi ajrore, rrëzohet helikopteri në Meksikë, 3 të

Të paktën tre persona humbën jetën pasi një helikopter u rrëzua në jug të Mexico City, sipas autoriteteve lokale.

Pablo Vazquez, kreu i Sekretariatit të Sigurisë së Qytetarëve të Mexico City, tha në rrjetet sociale, “Mund të konfirmojmë se tre persona humbën jetën, piloti i helikopterit dhe dy pasagjerë”, raporton Xinhua.

“Ne po marrim informacione për të përcaktuar identitetin e tre personave”, shtoi ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shërbimet e emergjencës janë ende duke hetuar aksidentin, i cili u vu nën kontroll pothuajse menjëherë, tha Vazquez.

 

ME TE LEXUARAT