Vjedhja e 7 mln eurove përmes Call-Centerave, SPAK kërkon 9 vite burg për kokën e grupit

Aktualitet

Vjedhja e 7 mln eurove përmes Call-Centerave, SPAK kërkon 9 vite burg

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për 13 të akuzuarit për mashtrim me vlerë rreth 7 milionë euro të shtetasve gjermanë përmes call center-ave.

SPAK kërkoi këtë të hënë dënimin me 9 vite heqje lirie për Erjon Kasmin, që konsiderohet personi kyç në grupin kriminal, i akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe për krijim të grupit të struktura kriminal.

Për Xhulian Xhafën i akuzuar për “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, kërkohet dënimi me 8 vjet e 6 muaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu pretenca u dha edhe për:

Anduel Gjergji 3 vite shërbim prove

Ariol Zenuni 3 vite shërbim prove

Denada Bardhi 2 vite shërbim prove

Emion Orizaj 3 vite shërbim prove

Ermir Shehu

Eris Kurila 3 vite shërbim prove

Evis Mahmutaj 3 vite shërbim prove

Ilir Shkurti 2 vite shërbim prove

Indrit Tila 2 vite shërbim prove

Klevin Molla shërbim prove

Skerdi Llupi shërbim prove, të gjithë të akuzuar për “Pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”.

Pretenca e SPAK parashikon përllpgaritjen e zbirtjes së 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Organi i akuzës ka sekuestruar më herët disa llogari bankare mes te cilave shumën prej 588 mijë euro në emër të Erjon Kasmit si dhe 20 milionë lekë në emër të Xhulian Xhafës.

Gjithashtu një tjetër llogari me shumën e 1.5 milionë eurove iu sekuestrua Erjon Kasamit në Kosovë. Sekuestro preventive është vendosur edhe 9 apartamente, 3 garazhde, 2 ndërtesa dhe 5 sipërfaqe toke me rreth 6 mijë metra katror tokë.

ME TE LEXUARAT