Lufta në Izrael, Hasani: Qytetarët shqiptarë janë shëndoshë e mirë,15 prej tyre po udhëtojnë drejt Tiranës

Aktualitet

Lufta në Izrael, Hasani: Qytetarët shqiptarë janë

Qytetarët shqiptarë, të cilët mbetën të bllokuar në Izrael pas sulmeve hakmarrëse të Iranit do të kthehen drejt Tiranës dhe Prishtinës. Lajmi konfirmohet nga ministri për Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Lufta në Izrael, Hasani: Qytetarët shqiptarë janë

Në një postim në rrjetet sociale, Hasani shkruan se 15 qytetarë shqiptarë do të udhëtojnë këtë mbrëmje drejt Prishtinës dhe Tiranës ndërsa po punohet për 2 qytetarë të tjerë, të cilët nuk përgjigjen në celular.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Qytetarët shqiptarë, që udhëtuan javën e kaluar për arsye pune apo turistike në Lindjen e Mesme janë shëndoshë e mirë.

Prej mbrëmjes së të shtunës, përmes koordinimit të pandërprerë me ambasadat e Republikës së Shqipërisë në Izrael e Egjipt, nisëm punën për të organizuar kthimin e të gjithë qytetarëve shqiptarë, fluturimet e të cilëve u anuluan për shkak të situatës së tensionuar në rajon.

10 nxënës që studiojnë në shkollat ndërkombëtare në Izrael, 7 prej të cilëve nga Shqipëria dhe 3 nga Kosova, së bashku me 5 punonjës të Ministrisë së Turizmit dhe familjarë të tyre, kanë mbërritur në Qipro. Sot në mbrëmje të 15 qytetarët që u larguan nga Tel Aviv udhëtojnë drejt Tiranës e Prishtinës.

Po punohet për kthimin në atdhe edhe të dy qytetarëve, të cilët nuk mundën dot të përgjigjeshin në telefon të djelën, ndërsa përgatitej fluturimi i rradhës.

Ndërkohë, 13 turistë shqiptarë janë larguar mbrëmjen e djeshme nga Jordania, e prej disa orësh janë pranë familjeve të tyre në atdhe.

Mirënjohje diplomatëve të Republikës së Shqipërisë në Izrael e Egjipt, të cilët ndihmuan dhe asistuan qytetarët në këto orë të vështira.”

 

ME TE LEXUARAT