Tragjedi! 14 vjeçari qëllon për vdekje kushërirën dhe të dashurin e saj, më pas vetvritet

Bota

Tragjedi! 14 vjeçari qëllon për vdekje kushërirën dhe

Një adoleshent amerikan ka vrarë me armë kushërirën e tij dhe të dashurin e saj, para se të kthente armën nga vetja, tha policia.

14 vjeçari Cole Bixler, po qëndronte në një shtëpi bashkë me 21 vjeçarin Mason George, dhe të dashurën e tij Jessica Bixler, 22 vjeçe, në Owensburg, Indiana, kur ndodhi tragjedia më 16 prill.

Autoritetet besojnë se ai ka vrarë Mason me pistoletën e tij, teksa flinte në divan.

Tragjedi! 14 vjeçari qëllon për vdekje kushërirën dhe

Më pas ai qëlloi për vdekje kusheriren Jessica në dhomën e gjumit, para se të vriste veten. Nëna e vajzës Amanda Mosier zbuloi trupat e viktimave dhe njoftoi policinë.

Policia tha se Cole kishte folur për vetëlëndim para tragjedisë dhe se vuante nga “lendime emocionale”, sipas te afermve. Amanda shkruante më vonë në Facebook: “Zemra ime është e thyer. Kemi humbur Cole Bixler, vajzën time Jessica Gail Bixler dhe Mason George.”

“Unë dhe Jason Mosier i kemi humbur fjalët. I vlerësojmë lutjet tuaja dhe ofertat për ndihmë”. Në një nekrologji të saj, Jessica përshkruhej si një “shoqe e mirë” e “gjithmonë e lumtur”.

“Ajo shpesh e hapte shtëpinë e saj për këdo që kishte nevojë për ndihmë. Ishte një motër e madhe e mrekullueshme, që nuk kishte frikë të fliste opinionin e saj. Gjyshërit e përshkruanin si një lule që të bën gjithmonë të buzëqeshësh”.

Hetimet per ngjarjen vijojne.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion