Emmanuel Macron dhe kryeministri spanjoll urojnë Ramën për fitoren e mandatit të tretë

Bota

Emmanuel Macron dhe kryeministri spanjoll urojnë Ramën për

Presidenti francez, Emmanuel Macron i është bashkuar liderëve ndërkombëtar që kanë uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë, në zgjedhjet e 25 prillit. Po ashtu kryeministria njofton se Rama ka marrë një urim edhe nga kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.

Më herët gjatë ditës së sotme Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, e cila do drejtojë OSBE-në për 1 vit ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë.

Kryeministri Edi Rama po ashtu zhvilloi dje, një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyp Erdogan dhe Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, të cilët e uruan për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Po ashtu, Kryeministri Rama ka marrë urime për fitoren edhe nga ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio dhe lideri i opozitës italiane, Matteo Salvini. Gjithashtu Kryeministri ka marrë urime për fitoren edhe nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili e dha në gjuhën shqipe urimin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion