Tetë çanta plot me drogë pranë kufirit greko-shqiptar, pranga dy personave

Bota

Tetë çanta plot me drogë pranë kufirit greko-shqiptar,

Policia e Thesprotia në zonën e Prevezës pranë kufirit me Shqipërinë, bënë arrestimin e dy personave pas një ndjekje.

Kontrolli, sipas informacioneve, filloi në zonën e Igumenicës dhe u pasua nga një ndjekje derisa automjeti u ndal dhe u arrestuar shoferi.
Brenda automjetit ishin tetë çanta me kanabis të papërpunuar që peshonin 256 kilogramë.


Makina që transportonte drogën i përkiste një burri nga Amfilochia i cili u arrestua po ashtu nga policia e departamentit përkatës.

Shoferi sapo kishte pikasur policinë tentoi të largohej me shpejtësi, dhe ndjekja vijojë për disa kilometra.


Përveç kanabisit, policia I gjeti edhe dy paketime heroine me peshë 6.9 gram.

ME TE LEXUARAT