Tentoi të futet në shtëpi përmes oxhakut, 18-vjeçarja ngec, ndërhyn menjëherë zjarrëfiksja
Lajmifundit
/
17 Qershor 2021, 15:05
Bota

Një 18-vjeçare në Nevada ka ngecur në oxhakun e shtëpisë së saj. Sipas mediave ndërkombëtare, e reja mbeti jashtë shtëpisë dhe tentoi të futet brenda nga oxhaku, por u bllokua. Lajmi u bë me dije nga departamenti Zjarrin në Henderson përmes një postimi në Facebook.
Mësohet se zjarrëfikësit përdorën një sistem me litar për të tërhequr adoleshenten në një operacion shpëtimi që zgjati rreth 30 minuta. Ndërkohë, bëhet me dije se e reja nuk ka pësuar asnjë lëndim.


