“Të ka dalë emri te dosjet Epstein”/ Studenti zbulon skemën e duhur, si e detyroi CEO-n t’i hapet email-in për...

Bota

“Të ka dalë emri te dosjet Epstein”/ Studenti zbulon

Një student nga Indian Institute of Technology Hyderabad përdori një qasje të pazakontë për të tërhequr vëmendjen e një drejtuesi kompanie amerikane: ai shkroi në subjektin e emailit një fjali alarmante e tërësisht të rreme për t’i siguruar vetes që mesazhi të mos injorohej.

Në email ai shkroi: “Emri juaj është në dosjet e Epstein”, duke iu referuar dokumenteve që u bënë publike nga autoritetet amerikane dhe që përmendin figura të ndryshme të lidhura me financuesin e dënuar për abuzime seksuale. Megjithatë, emri i drejtorit të kompanisë nuk figuron në asnjë prej ato dosjesh.

Mesazhi mbërriti te Harshdeep Rapal, bashkëthemelues i një kompanie me seli në Wilmington. I alarmuar nga titulli, ai e hapi menjëherë emailin dhe zbuloi se bëhej fjalë për një “shaka”.

Në rreshtat e parë, studenti pranoi se e kishte përdorur këtë formulim vetëm për t’i shtyrë të hapte mesazhin, dhe më pas kërkonte një intervistë pune duke bashkëngjitur CV-në e tij.

Ngjarja u raportua nga mediat indiane, të cilat vlerësuan qasjen si të diskutueshme.

Rapal reagoi në rrjetet sociale, duke e cilësuar mënyrën e kontaktit të papërshtatshme dhe joprofesionale. Ai theksoi se në botën e biznesit komunikimi i parë duhet të reflektojë seriozitet dhe profesionalizëm. Sipas tij, edhe pse presioni për të gjetur punë mund të jetë i madh, përdorimi i metodave të tilla nuk është mënyra e duhur për të fituar një përgjigje apo një mundësi pune.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion