Takimi Putin-Trump, Zelensky: Nuk lëshojmë asnjë metër territor

Bota

Takimi Putin-Trump, Zelensky: Nuk lëshojmë asnjë metër

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina nuk do t’i lëshojë tokë pushtuesit.

Deklarata e Zelenskyt vjen si përgjigje ndaj njoftimit të Presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me Vladimir Putin në Alaska, të premten.

“Ne nuk do ta shpërblejmë Rusinë për atë që ka bërë. Populli ukrainas meriton paqe.

Përgjigja për çështjen territoriale të Ukrainës është tashmë në Kushtetutën e Ukrainës.

 Askush nuk do të devijojë nga kjo. Ukrainasit nuk do t'ia dhurojnë tokën e tyre pushtuesit", u shpreh Zelensky.

"Ukraina është gati për vendime të vërteta që mund të sjellin paqe. 

Çdo vendim që është kundër nesh, çdo vendim që është pa Ukrainën, është në të njëjtën kohë vendim kundër paqes. Janë vendime të pazbatueshme", shtoi më tej Zelensky.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion