Stuhia “përbindësh” i rërës “kërcënon” Floridën

Bota

Stuhia “përbindësh” i rërës

Stuia e rërës “Goxilla” është kërcënim për Floridën. Rëra dhe pluhuri me origjinën nga Saharaja e largët, arriti të errësonte qiellin e të degradonte cilësinë e ajrit në të gjithë Karaibet e deri në Kansas, dhe tani, meteorologët presin përsëritjen e fenomenit në Gjirin e Meksikës, i cili mund të paralizojë deri edhe Floridën. Satelitët e NASA-s diktuan një re gjigande tymi të ngrihej nga Senegali e Gambia në 4 qershor dhe tre ditë më pas, ajo ishte në mes të Atlantikut dhe po i drejtohet Amerikës, e mund të shkojë edhe përtej saj, shkruan shtypi vendas.

60 milionë tonë pluhur ngrihen çdo vit nga Saharaja në atmosferë. Fenomeni ka disa efekte mbi klimën e planetit tonë, e një prej tyre është ndikimi i mirë-dokumentuar në formimin e uraganëve. Edhe pse mund të transportojë lëndë ushqyese të dobishme për oqeanin dhe jetën e bimëve sidomos në Amazonë, për njerëzit, megjithatë, mund të jetë i dëmshëm, pasi dëmton cilësinë e ajrit pranë sipërfaqes.

Kërkimet e fundit të NASA sugjerojnë megjithatë se stuhitë përbindësh të rërës mund të vijnë në rënie në dekadat e ardhshme, e këtë agjencia ia atribuon një kombinimi të proceseve natyrore dhe aktivitetit njerëzor./TCH

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion