Stuhia në Kinë ‘merr’ gjithçka përpara, humbin jetën 11 persona, më shumë se 100 kanë pësuar lëndime të rënda

Bota

Stuhia në Kinë ‘merr’ gjithçka përpara, humbin

KINË- Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 kanë mbetur të plagosur nga një stuhi e “dhunshme” e cila “goditi” Kinën lindore të premten mbrëma.

Sipas mediave të huaja, personat që fatalisht humbën jetën si pasojë e stuhisë ose kanë rënë në lumin Yangtze ose kanë vdekur nga pemët dhe shtyllat elektrike që ranë.

Raportohet se 9 prej 11 personave që po peshkonin teksa era filloi të frynte fuqishëm nuk kanë dhënë asnjë shenjë jete.

Pamjet nga era e fuqishme që mori gjithçka me vete po bëjnë xhiron e botës.

Një ndër më virale është ajo e një avioni i cili teksa ishte i ndaluar, era e lëviz sa andej këndej.

Më shumë se 3 mijë qytetarë janë evakuuar për shkak se shtëpitë e tyre kanë pësuar dëmtime të mëdha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion