Spanjë: Katër të vdekur nga shembja e urës prej druri në plazh

Bota

Spanjë: Katër të vdekur nga shembja e urës prej druri

Katër persona vdiqën në shembjen e një shtegu prej druri në Spanjën veriore.

Aksidenti tragjik ndodhi në plazhin El Bocal, në periferi të Santander.

Shtatë persona ndodheshin në urë në kohën e shembjes. Njëri u shpëtua, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Të shtatë ranë në ujë dhe mbi shkëmbinjtë poshtë kur ura u shemb. Aksidenti i tmerrshëm besohet të ketë ndodhur rreth orës 16:30 dhe kalimtarëve iu deshën rreth 15 minuta për t'i vënë re dhe për të telefonuar shërbimet e emergjencës.Lajmi i Fundit

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion