Sot hapen 9 korridore humanitare në Ukrainë

Bota

Sot hapen 9 korridore humanitare në Ukrainë

Zëvendëskryeministrja ukrainase ka konfirmuar se sot do të hapen nëntë korridore humanitare për evakuimin e civilëve, sipas skynews.

Korridoret e planifikuara do të ndihmojnë në evakuimin e njerëzve nga rajonet lindore të Ukrainës, tha Iryna Vereshchuk.

Gjithashtu pritet të evakuohen me automjete private civilët nga qyteti i Mariupolit.

Mbrëmë, presidenti Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se ndërsa kërcënimi për kryeqytetin Kiev ishte zvogëluar, po rritej në lindje.

“Kjo do të jetë një betejë e vështirë, ne besojmë në këtë luftë dhe fitoren tonë.

Ne jemi të gatshëm të luftojmë dhe të gjejmë rrugë diplomatike për t’i dhënë fund kësaj lufte,” tha ai.

ME TE LEXUARAT