Skandali që tronditi Italinë/ Goditet rrjeti i prostitucionit VIP, mes klientëve edhe futbollistë të ....

Bota

Skandali që tronditi Italinë/ Goditet rrjeti i prostitucionit VIP, mes

Jeta e natës në Milano është tronditur nga një operacion i Guardia di Finanza dhe Prokurorisë, që ka zbuluar një rrjet prostitucioni të kamufluar pas një kompanie për organizimin e eventeve.

Katër persona janë vendosur në “arrest shtëpiak” dhe janë sekuestruar pasuri me vlerë mbi 1.2 milionë euro, të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm.

Hetimet zbuluan se kompania në Cinisello Balsamo rekrutonte gra për shërbime seksuale, ndërsa klientët përfshinin sipërmarrës dhe futbollistë të Serie A.

Prokuroria thekson se pasuritë e të dyshuarve ishin krejtësisht joproporcionale me të ardhurat e deklaruara, duke vërtetuar pastrimin e parave.

Hetimet pritet të zgjerojnë rrethin e personave të përfshirë dhe të identifikojnë klientët VIP.

ME TE LEXUARAT