Sipas Washington Post: Ndihma ushtarake për Ukrainën mund të drejtohet për në Lindjen e Mesme

Sipas raportimeve të Washington Post, Pentagoni po vlerëson mundësinë e ristrukturimit të disa ndihmave ushtarake të dërguara në Ukrainë për t’i përdorur ato në Lindjen e Mesme, për shkak të nevojave të shtuar të ushtrisë amerikane në Iran.
Gjatë luftës në Iran, disa nga municionet më të rëndësishme për forcat amerikane janë shfrytëzuar në masë, dhe kjo po bën që Pentagonit t’i duhet të rishikojë shpërndarjen e pajisjeve.
Mes armëve që mund të tërhiqen nga Ukraina janë raketat interceptore për mbrojtjen ajrore, të cilat ishin porositur brenda programit NATO PURL (Priority Requirements List for Ukraine).
Ky program siguron furnizime të caktuara për Kievin, megjithëse pjesa më e madhe e ndihmës direkte u ndërpre gjatë administratës Trump.
Një zëdhënës i Pentagonit theksoi se Departamenti i Mbrojtjes do të sigurojë që forcat amerikane dhe aleatët të kenë gjithçka që u nevojitet për të luftuar dhe fituar, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi ristrukturimin e ndihmës./Lajmi i Fundit


