Shuhen shpresat për nëndetësen “Titan”, tingujt e kapur në Atlantik dyshohet të jenë zhurma e oqeanit

Bota

Shuhen shpresat për nëndetësen “Titan”, tingujt e

Tingujt e zbuluar nga një avion kanadez në fillim të kësaj jave u gjeneruan nga “zhurma e oqeanit në sfond”, sugjeron analiza fillestare nga Marina e SHBA.

Kundëradmirali John Mauger tha se oficerët e Sky Neës po vazhdojnë analizat e tyre, por ai tha se Roja Bregdetare e SHBA nuk po pret një raport të plotë për të ndërmarrë veprime.

Marina do të vazhdojë të kërkojë të gjithë “informacionin e vlefshëm” në lidhje me tingujt nënujorë të zbuluar, tha ai.

Dy ditë më parë një avion i mbikëqyrjes ushtarake kanadeze regjistroi zhurma nënujore gjatë kërkimit masiv në një pjesë të largët të Oqeanit Atlantik për nëndetësen e cila u zhduk ndërsa po dërgonte pesë persona në rrënojat e Titanikut.

Kjo deklaratë dha fije shprese për personat në nëndetësen e zhdukur, por tashmë analiza tregon se kanë qenë zhurma të oqeanit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion