Është nga Turqia, njihuni me gruan më të gjatë në botë

Bota

Është nga Turqia, njihuni me gruan më të gjatë në

Rumesa Gelgi nga Turqia është konfirmuar gruaja më e gjatë në botë nga Rekordet Botërore “Guinness”. 24-vjeçarja ka një gjatësi prej fenomenale 215.16 centimetra, kjo për shkak të sëmundje të quajtur sindroma Weaver, e cila shkakton rritje të përshpejtuar dhe anomali të tjera, tha “Guinness “në një deklaratë.

Gelgi u ri-mat këtë vit pasi u emërua adoleshentja më e gjatë në botë në 2014, në moshën 18 vjeçare.

Është nga Turqia, njihuni me gruan më të gjatë në

"Është një nder të mirëpres Rumeysa përsëri në librin e rekordeve. Krenaria e saj është një frymëzim," tha Craig Glenday, kryeredaktor i Guinness World Records, në deklaratë.

Për shkak të gjendjes së saj, Gelgi zakonisht lëviz në një karrige me rrota. Lartësia e saj i intrigon njerëzit kur e shohin, por shumica e tyre janë të sjellshëm dhe mbështetës shprehet ajo.

"Çdo dis-avantazh ndonjëherë mund të kthehet në një avantazh, kështu që pranoni veten ashtu siç jeni, dhe jini të vetëdijshëm për potencialin tuaj," tha ajo në deklaratë.

Ndërsa burri më i gjatë në botë, Sultan Kwsen, është gjithashtu nga Turqia dhe është i gjatë 251 centimetra. Rekordet Botërore Guinness konfirmuan se mbajtësit e rekordeve për gjatësinë nga meshkuj dhe femra janë nga i njëjti vend që konsiderohet "një dukuri e rrallë".

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion