Në shtëpi iu sekuestruan kokainë e kanabis, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Itali

Bota

Në shtëpi iu sekuestruan kokainë e kanabis, arrestohet

Një 37-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane për trafik droge.

I riu është ndaluar në zonën e Cristos teksa karabinierët konstatuan shqiptarin i cili qëndronte me orë të tëra në një lokal.

Disa persona vinin e takonin dhe lëviznin me të, e më pas 37-vjeçari rikthehej dhe ulej në lokal.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, policia i gjeti 43 gramë kokainë, disa doza kanabis dhe një shumë prej 1 mijë eurosh.

Hetimet e kryera çuan policinë edhe tek klientët e shqiptarit, të cilët u shoqëruan në komisariat ku dëshmuan se 37-vjeçari i shiste lëndën narkotike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion