Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju Jorkut për vitin 2024

Bota

Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju

Laert Sallaku ishte gjimnazist kur u largua nga Tirana më 2017. Ai u vendos në Nju Jork ku kete vit u diplomua si oficer i policise me mesataren me te larte nder gjithe studentet e tjere. Per këtë u nderua me cmim nga Kryetari i Bashkise se Nju Jorkut.

Mes 600 oficerëve të sapo diplomuar, Laert Sallaku, u rendit i pari me rezultatin 99.6 përqid, dhe në ceremoninë, ai tregoi rrugëtimin e tij, që nisi në shkollë të mesme.

“Rrugëtimi im për tu bënë një oficer i Nju Jorkut filloi rreth 6 vite më para kur në moshën 17-vjeçare emigrova në Nju Jork. Si  një emigrant i ri u përballa me diversitetin dhe karakterin gjithëpërfshirës të qytetit ku menjëherë u ndjeva i pranuar dhe se e kisha vendin këtu”, tha Sallaku.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion