Sirena policie dhe qytetarë të trembur, dalin pamjet pak pas ekzekutimit të Roan Brahimit në Athinë

Aktualitet

Sirena policie dhe qytetarë të trembur, dalin pamjet pak pas

Skenat e terrorit dhe panikut që mbizotëruan pak minuta pas vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi në Bajron janë regjistruar nga kamerat. Në videon e postuar nga mediat dëgjohen sirenat e policisë, ndërsa në vendngjarje afrohet një turmë njerëzish.

Videoja është marrë nga një pallat në zonën ngjitur me parkun ku ndodhej fëmija i viktimës. Njëkohësisht, theksohet se 32-vjeçari njihej për aktivitetin e tij në autoritetet e Shqipërisë, pasi ishte mjaft aktiv në aktivitete të ndryshme kriminale.

32-vjeçari i shpallur në kërkim, sipas autoriteteve shqiptare, ishte anëtar i një bande me qendër në qytetin e Lezhes. Roan Brahimi njihej si rival i ish-bosit të basteve sportive Ervis Martinaj i zhdukur prej gushtit të vitit 2022. Zhdukja e Martinajt ka sjellë një zinxhirë atentatesh me disa viktima në Shqipëri.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion