Shpërthim në një fabrikë kokainë në Kolumbi, 9 viktima dhe 10 të plagosur

Bota

Shpërthim në një fabrikë kokainë në Kolumbi, 9

Një shpërthim i fuqishëm në një strukturë të paligjshme për prodhimin e kokainës në jugperëndim të Kolumbisë, pranë kufirit me Ekuadorin, ka shkaktuar vdekjen e nëntë personave dhe plagosjen e dhjetë të tjerëve.

Sipas Policisë kolumbiane, ngjarja ndodhi në orët e para të 23 janarit. Shefi i policisë, John Hero Urea Rosso, bëri të ditur se shpërthimi u shkaktua nga një bombol gazi, e cila detonoi gjatë procesit të përgatitjes së drogës.

Laboratori i paligjshëm ishte i vendosur në një komunitet indigjen në departamentin Nariño, një zonë e njohur për kultivimin e gjerë të kokës dhe për praninë e grupeve të armatosura ilegale.

Autoritetet sqaruan se viktimat ishin persona që punonin për një fraksion disident të ish-grupit gueril FARC, i cili nuk iu bashkua marrëveshjes së paqes të nënshkruar në vitin 2016.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion