Shpërthim katastrofik në pikën e karburantit, dhjetra të plagosur (fotot)

Bota

Shpërthim katastrofik në pikën e karburantit, dhjetra të

Një shpërthim gjigand në një pikë karburanti ka shkaktuar panik sot në qytezën e Akademgorodok ne Rusi, teksa flakët u ngritën si një top zjarri në qiell po përhapeshin në një tjetër pikë karburanti.

Te paktën 10 njerëz janë marrë të plagosur nga skena e ngjarjes së rëndë në rajonin e Novosibirsk, ku u dëgjuan një seri shpërthimesh njëra pas tjetrës, ku supozohej se digjeshin depozitat e karburanteve dhe ato të gazit të lëngshëm.

Shpërthim katastrofik në pikën e karburantit, dhjetra të

Pamjet tregonin banorë vendas që largoheshin të tmerruar nga zona.

Një dëshmitar raportohej që thoshte: “Një stacion i dytë karburanti po merr flakë .”

Një tjetër dëshmitar tha: “Zona është plot me ambulanca. Edhe ata që ndaluan për të parë flakët janë djegur”.

Shpërthim katastrofik në pikën e karburantit, dhjetra të

“Një nga shpërthimet gjëmoi kur mjeti zjarrfikës u afrua te karburanti. Shpresoj që zjarrfikësit të jenë gjallë”.

Fikja e zjarreve ishte duke u penguar nga shpërthimet në vijim të depozitave të gazit. Shkaqet e shpërthimit nuk janë ende të qarta. Autoritetet vijojnë të punojnë në skenë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion